Shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit rrit çmimin e apartamenteve, sipërmarrësi: Familjeve të reja i duhen 30 vite për të shlyer kredinë! Qytetarët: Të papërballueshme

24 Shtator 2021, 16:00

Me shtrenjtimin e vazhdueshëm që po pësojnë apartamentet, blerja e një banese bëhet e pamundur me kursime. Qytetarët dhe ekspertët thonë se edhe në rast se merr kredi, duhen 30 vite për ta shlyer atë. Shkak për këtë rritje të çmimeve sipas sipërmarrësit Zef Shtjefni është bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit që importohen.