Shtrenjtohet bulmeti, përgjysmohet fuqia blerëse në Durrës! Tregtarët: Shohin çmimet dhe largohen

23 Mars 2023, 17:32

Tregtarët në Durrës po përballen me rënie të fuqisë blerëse si pasojë e rritjes së cmimeve, vecanërisht te produktet e bulmetit. Sipas tyre, përvec efekteve të luftës, në Shqipëri po ndikon edhe ulja e krerëve të bagëtive.