Shtrenjtohet qiraja në Tiranë, studentët e rinj mes stresit të akomodimit! 37 konvikte janë gati, më 4 shtator nis regjistrimi

3 Shtator 2023, 16:12

Më 2 tetor nis viti i ri akademik 2023-2024 dhe përveç emocioneve, ata përballen me stresin e ndërtimit të një jete të re. Materiali në vijim na njeh me shqetësimet e një studenti të ri, nga gjetja e një shtëpie me qira te përshtatja me shoqërinë e re. Ndërkohë, një mundësi akomodimi me më pak shpenzime janë konviktet, regjistrimet për të cilat nisin nga 4 shtatori.