Shtyhet afati për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ndryshon mosha për policët e rinj! Ja kriteret

28 Gusht 2023, 17:36

Ministria e Brendshme shtyu afatin e regjistrimeve deri më 15 shtator dhe ndryshoi moshën e aplikantëve që duan të studiojnë në Akademinë e Sigurisë. Kriteri i moshës nga 30 që ishte deri tani të zgjatet deri në 35 vjec për t’i dhënë mundësi më shumë kandidatëve.