Shtyhet në 11 mars vendimi! Enkelejda Hoxha me pranga në duar! KLGJ rrëzon kërkesën e avokatit

4 Mars 2021, 11:19

TIRANË- Me pranga në duar, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Vendimi, për shkarkimin ose jo të saj, nuk u mor as në seancën e sotme, kjo pasi u shty për në datën 11 mars ora 10:00, pas kërkesës së vetë gjyqtares për të pasur më shumë kohë për mbrojtjen e saj.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ardian Visha për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash, me argumentin se ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Rrëzimi i kësaj kërkesë u mor me vendimi është unanim.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ishte sërish kundër shtyrjes, ose të paktën që maksimumi t'i jepej gjyqtares 2 ditë kohë, por KLGJ caktoi datën 11 mars për mbajtjen e seancës së radhës. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë e për këtë duhet të shkarkohet. 

Pak ditë më parë, gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit.