Pas 17 ditëve kardiologu Edvin Prifti ka lënë qelitë e paraburgimit pasi Apeli i Krimeve të Rënda ka hequr arrestin ndaj tij, ndërsa s’do të ketë mundësi të ushtrojë funskionin e mjekut.

Masa e Priftit është ndryshuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së bërë nga avokati mbrotjës. Ndërsa gjyqtarja Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë për korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe mjekësisë janë lënë në burg.

Prokuroria Altin Dumani ka paralajmëruar ankim të vendimit duke ju drejtuar gjykatës së lartë me rekurs, ndërsa Prifti do të lërë qelinë pasditen e kësaj të martë. Ai u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi fillimisht kishte një masë pezullim nga detyra, por në banesë dhe çantën e shpinës ju gjetën afro 380 mijë euro.

Ndaj tij prokuroria ka shtuar akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal por provat e SPAK s’kanë bindur apelin ta lërë në qeli. Vetë kardiologu Prifti arrestimin e tij e cilësoi pak para se ti viheshin prangat në sallën e gjyqit sit ë motivuar politikisht.

Paratë e sekuestruara doktorit kanë kaluar në favor të SPAK deri në përfundim të këtij hetimi, ndërsa ai dhe mbrojtja pretendojnë se janë para që vijnë nga shitja e një pronë ku doktori dhe bashkëshortja e tij janë bashkëpronar.

Enkelejda Hoxha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
U kap me 380 mijë euro në shtëpi dhe doli në përgjime për korrupsion, Apeli lë të lirë mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë shefin e kardiokirurgji-së në QSUT, Edvin Prifti. Në fuqi mbetet vetëm masa e pezullimit nga detyra e mjekut.

Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi 'arrestin me burg' për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabakun. Sakaq Apeli ka lënë në fuqi arrestin me burg edhe për Manuela Mallkuçin dhe 7 të pandehurit e tjerë.