Shtyhet për herë të 3 regjistrimi i popullsisë e banesave! INSTAT: Shkak mungesa e tabletave

25 Gusht 2022, 18:55

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censusit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm. Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti