Shtyhet përsëri afati për ndërtimin e tunelit të Murrizit! Duhet të mbaronte në shtator 2023, pritet të jetë gati në vitin 2025

7 Nëntor 2023, 17:36

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shtyrë përsëri afatin për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili duhej të ishte dorëzuar që në shtator të këtij viti.  Sipas Ministrisë shkak për këtë shtyrje është bërë kompleksiteti i punimeve, për këtë arsye pritet që tuneli të dorëzohet në vitin 2025.