Shtyhet seanca në GJKKO për Mediun, avokati i familjes Durda: Gjykata nuk na do nëpër këmbë, do t’i bie çështjes shkurt! Përse s’na bën palë

24 Prill 2023, 09:51

Avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Avokati Dorian Matlija tha për gazetarët se kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligji e thotë qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Mandlija tha se ende nuk ka një arsye përse nuk po bëhen pjesë e procesit, ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme se ‘nuk i do nëpër këmbë’