Dosja për Tragjedinë e Gërdecit, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 18 korrik

7 Korrik 2023, 09:45 | Përditesimi: 7 Korrik 2023, 12:08

TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Shkak u bënë 109 prokurat e familjarëve të dëmtuar. Avokati Dorian Matlija, tha pas shtyrjes së gjyqit, se kishte paraqitur vetëm 6 prokura të reja, dhe të tjerat do të ribëhen pasi paraqitja e 109 personave në sallë mund të vështirësojë procesin.

 

LR/Shqiptarja.com