Shtyrja e parapagimit të këstit të tatimit mbi fitimin, eksperti: Frymëmarrje për biznesin, u shpëtua nga rreziku për falimentim

25 Prill 2020, 14:26

Një ditë më parë është botuar në fletoren zyrtare Akti Normativ i Këshillit të Ministrave për shtyrjen e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për një kategori të biznesit të madh për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, dhe pagesa e tyre do të kryhet në periudhën prill-shtator 2021.  Ndërkohë parapagimi i këstit të katërt do të vijoj në tetor 2020. Pra në muajin tetor bizneset e mëdha do të vazhdojnë të paguajnë këstet e tyre bazuar në fitimin e pasur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.