Shuhet Papa Françesku/ Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, në 18:00 mesha në gjithë vendin në nderim të tij! Qytetarët: Ndihmoi çdo besimtar

21 Prill 2025, 15:42 | Përditesimi: 21 Prill 2025, 16:50

Në Shqipëri, të gjitha kishat dhe famullitë katolike nisën zinë dhe ulën flamurin e Vatikanit në gjysmështizë. Drejtuesit e Kishës njoftuan se çdo meshë sot pasdite në orën 18:00 do t’i dedikohet Papës së ndjerë, ndërsa besimtarët e hidhëruar u lutën për shpirtin e tij.

r.k./Shqiptarja.com