“Si bombë”/ Nëna tregon se si makina e djalit mori flakë: I bëri hatanë

22 Maj 2021, 09:09 | Përditesimi: 22 Maj 2021, 09:09

Mbrëmë, gjatë orëve të natës, ka marrë flakë një automjet dhe është djegur thuajse plotësisht. Duke folur për mediat, nëna e pronarit të automjetit ka treguar momentin e rënies së zjarrit. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

 

r.k./Shqiptarja.com