Si dikur, rruga ‘Frosina Plaku’ u kthehet lojës së fëmijëve! Të vegjlit: U kënaqëm! Gjyshërit: Lumturi e pamasë, u shkëputën nga teknologjia

28 Tetor 2023, 15:58

Me lojërat si dikur, fëmijët e rrugës ‘Frosina Plaku’ në kryeqytet, shijuan momente argëtimi teksa luanin në rrugë pa pasur fikën e makinave. Ky aktivitet i ‘Tirana Street Sport’ do të zhvillohet në çdo lagje të Tiranës për tua kthyer rrugicat e lagjeve fëmijëve.