Si duhet të dashurojmë dhe të puthim njerëzit e dashur pas Pandemisë?

1 Maj 2020, 23:00

Sociologë dhe mjekë neurologë, bien dakord se kjo periudhë në karantinë do të ndryshojë sjelljet njerëzore. Jo vetëm, nga kjo ne kemi zbuluar frikërat dhe forcat tona. Në një lidhje skype për emisionin ’Repolitix’, mjekja neurologe dhe shkrimtarja Brunilda Zllami thotë se një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. Ndërsa si shkrimtare libri që ajo propozon për tu lexuar është’’Dashuri në kohërat e kolerës’’. ’’Mjekët nuk janë asnjëherë në izolim. I fundit njeri që do largohet nga bota është një mjek. Edhe sikur bota të shkatërrohet i fundit do të jetë një spital. Është një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. U gjendëm në një situatë që u vu në pikëpyetje cdo gjë. Ekzistenca jonë. Ne zbuluam frikërat tona por edhe forca jonë. Ne përjetuam një gjë të fortë në karakterin emocional. Probleme më të rëndësishme janë ato që lidhen me gjendjen e ankthit, pagjumësinë dhe dhembje koke, që shkaktoi kjo situatë. Shpesh kanë ardhur edhe në gjendje të rëndë për shkak të shtyerjes nga mbyllja. Kanë patur frikë për të ardhur në spitale.Pasi u mbyllën menjëhere. Tashmë funksionojnë të gjitha trajtimet e urgjencës, konsultat që do të thotë se jemi kthyer dalëngadalë. Njerëzit tashmë duhet ta kenë kuptuar se vlerësimi i fasadave duhet të mbarojë. E rëndësishme është të kemi kuptuar sa i rëndësishëm është shëndeti’’, u shpreh mjekja Zllami. Ndërkohë që për sociologët kjo është një periudhë e mirë studimi për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Gëzim Tushi sociologu i njohur në një lidhje skype për ’Repolitix’ se sjelljet njerëzore nuk do të jenë më si më parë dhe se vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm. Ndërsa do të triumfojë theksimi i individualizmit.’’Kjo është një minierë ari për ne sociologët për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Do të ndikojë shumë. E ardhmja do të jetë krej ndryshe. Gramatika e sjelljes njerëzorë është ajo që do të ndryshojë shumë. Ndërvarësitë mes njëri- tjetrit. Raportet e njeriut me veten. Një thellim i individualizmit. Shenjtërim i trupit. Po ngremë diga individuale dhe sociale. Vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm’’, tha sociologu Tushi