Si një kartolinë! Puka ‘vishet me të bardha’, dëbora zbardh qytetin

17 Janar, 09:36 | Përditesimi: 17 Janar, 09:36

Qyteti i Pukës, 145 km nga Tirana, është “veshur” nga petku i bardhë i borës duke ofruar pamje magjepsëse në këto ditë janari.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku shfaqen pamje të mbuluara nga dëbora në Pukë. Krahas videos, Rama ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me bardhësinë e dëborës në Pukë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

I.M/Shqiptarja.com