S’i pëlqen nota? Maturanti mund të kërkojë rivlerësim! Rregullorja e re për provimet e Maturës Shtetërore

13 Janar 2023, 16:00

Cilido gjimnazistë që nuk është i kënaqur me vlerësimin gjatë provimeve të maturës shtetërore, mund të kërkojë që testi të rivlerësohet. Në rregulloren e re, sqarohet se ankesa dorëzohet në momentin që dalin përgjigjet e të gjitha lëndëve, dhe nga 3 korriku Qendra e Shërbimeve Arsimore ka 4 ditë kohë për të bërë rivlerësimin e testit, duke nxjerrë një notë më të lartë, të njëjtën, apo edhe një vlerësim më të ulët