Si po menaxhohet situata pas tërmetit

12 Dhjetor 2019, 15:08

TIRANË- Si po menaxhohet situata pas tërmetit?  Ka qenë kjo tema e emisionit 'Repolitix' në Report Tv. Politikani Neritan Ceka tha se tërmetet me të vërtetë nuk parashikohen, por historia duhet marrë parasysh pasi ato janë ciklike dhe Durrësi është zona më e rrezikuar. Ai u ndal të fliste edhe për Durrësin antik, për të cilin deklaroi se ka pasur probleme në një nga bedenat, por është dëm i riparueshëm.

Nga ana tjetër, Albert Nikolla, këshilltar bashkiak në Tiranë ka renditur disa arsye, pse sipas tij kontributi politik i opozitës në këtë situatë pas tërmeti lë shumë për të dëshiruar. Kritika për qeverinë, për mënyrën se si ka menaxhuar periudhën past tërmet ka pasur edhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Ervin Kulluri. Ai tha se kryeministri Rama ka qëndruar pjesën më të madhe në TV dhe i ka lënë në plan të dytë vendimet konkrete.