Si shpetoi 90-vjecarja kukësiane / “ Jam ushqyer mirë, ndaj e munda virusin”

14 Prill 2020, 20:10

 

Erdhi për një vizitë në Shqipëri dhe për të kontrolluar banesën e saj, një 74-vjecare me nënshtetësi amerikane pas shpërthimin të pandemisë ka mbetur e izoluar në Tiranë. Andonika Kosova udhëtoi nga kontinenti i largët drejt vendlindjes, por mbeti pa askënd, në banesën e një mikeshe në Tiranë, në zonën e Don Boskos pas masave të marra nga qeveria. E moshuara nga Berati nuk ka njeri që të ofrojë ndihmë për të, ndëras e mbetur vetëm nuk ka as para dhe as ushqime. Familja e saj ndodhet në Amerikë dhe kërkesa e saj është që të paktën të lëvizë nga Tirana për të jetuar tek të afërmit në Berat, për të qenë më e sigurt, pasi në këto kushte në kryeqytet nuk ka njeri për ta ndihmuar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Report TV në Repolitix ajo bën thirrje për ndihmë.