Siguria kibernetike, Tafa: Shqipërisë i mungojnë 170 ekspertë

20 Mars, 16:49

Faqet online të institucioneve shtetërore kanë shpesh pre e sulmeve kibernetike ndaj së shpejti do të krijohet Akademia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.  Kështu është shprehur Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK gjatë punimeve te konferencës "Ditët ballkanike të sigurisë kibernetike", e cila po mbahet në Durrës. Vendit tonë aktualisht i mungojnë 170 ekspertë të kësaj fushe.