Siguria në plazhe, nga Shëngjini në Kavajë bllokohen 6 mjete lundruese! Ndëshkohen drejtuesit e tyre

1 Gusht 2023, 10:40

 

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në të gjithën vijën bregdetare, policia ende vijon të konstatojë raste shkeljesh nga mjete të ndryshme lundruese. Së fundmi nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone.