Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn

9 Qershor 2023, 16:17

Një dëshmi e ardhur nga Gjermania ka nxjerrë në pah implikimin e 28-vjeçarit Nikoll Sherrniku, në ndihmën që u ka dhënë autorëve të masakrës në rrugën “Don Bosko” ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë në mars të këtij viti.