Simbolikë nga Dibra, momenti kur banorët i dhurojnë Ramës përkrenaren e Skënderbeut dhe librin 'Historia e Dibrës'

14 Mars, 16:59

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në hapjen e Tunelit të Murrizit në Dibër. Gjatë vizitës, disa banorë të zonës i dorëzuan një imitim të përkrenares së Skënderbeut dhe librin “Historia e Dibrës”.

Tuneli është pjesë e Rrugës së Arbrit, që lidh Dibrën me Tiranën. Dhuratat u bënë në kuadër të ceremonisë së organizuar për përurimin e projektit.