Sindikata e pedagogëve vazhdon bojkotin e procesit të mësimit në auditore, presin rritje page! Kovaçi: Ndërprerje të plotë deri në realizimin e kërkesave

18 Tetor 2022, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2022-10-18 15:36:01

Edhe në ditën e dytë të vitit të ri akademik nuk është zhvilluar mësim në të gjitha aulat e universiteteve. Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike në vend janë në ditën e dytë të bojkotit, pasi kanë në drejtim të qeverisë një sërë kërkesash, sidomos për rritjen pagës.