‘Sipas sondazheve 75% e bazës nuk të do’, debat i ashpër brenda PD-së, Shehaj përplaset me Bashën! Ndërhyn Grida Duma: Ke hedhur para për të manipuluar garën, ka video

25 Shtator 2021, 16:51

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, selia blu duke se e ka të vështirë që të gjejë qetësi në këto kohë. Dy ditët e fundit, ku kreu i selisë blu Lulzim Basha ka pritur kryetarët e degëve të Tiranës, bashkë me deputetët për t’i dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimmarrjen për nismën e Sali Berishës, ka pasur një debat të fortë, i zbadhur nga Panorama.

Mësohet se protagonist në debat ka qenë rivali i Bashës në zgjedhje për kryetar, Agron Shehaj, i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.