Situata e kriminalitetit/ Prokurori i Përgjithshëm Çela, në Komisionin e Ligjeve: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020

1 Qershor 2021, 12:50 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 14:39

Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.

Para deputetëve kryeprokurori tha në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, ulje në krahasim me 2019, ndërkohë që janë dënuar 8022 persona, kurse për 152 të pafajshëm. Sipas tij ka ulje në krahasim me 2019.

r.k./Shqiptarja.com