'Situata është në kontroll', Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

14 Qershor, 20:49

Kryebashkiaku Benet Beci mbajti një prononcim për gazetarët nga vendi ku ka rënë zjarri në Shkodër në lagjen e tregut të rrobave të përdorura. Beci tha se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati për të ndihmuar.