Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit

16 Janar 2023, 12:35

Janari i ka gjetur spitalet e vendit me pacientë që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatri. Shkak për këtë fluks te lartë janë bërë virozat e stinës. E ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se rastet janë shtuar për shkak të periudhës stinore. Epidemiologia shpjegon se rastet e fundit do të shtohen në javën e 3 dhe të4 të janarit pasi është piku, por sidoqoftë mbizotërues nuk kemi covidin.