Situata në Veri, Begaj: Askush s’duhet të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës! Dialogu, rruga e paqes

4 Shtator 2023, 12:14

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Begaj theksoi se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, teksa shtoi se duhet koordinim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria kosovare. Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.