Situata në veri të Kosovës, Ministri i Brendshëm i vendit për Report Tv: E qetë, marrëveshja po zbatohem me përpikmëri! Duhet të gjendet një plan afatgjatë

5 Tetor 2021, 13:56

Në pikën kufitare të Jarinjës, ashtu sikurse edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë ka filluar të zbatohet aplikimi i marrëveshjes për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave.

Lidhur me situatën aktuale dhe zbatimi i marrëveshjes në terren ka folur për Report Tv, Ministri i Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla. Ai theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se janë “luftuar” tashmë të gjitha problemet që u shfaqën.