Situata në veri të Kosovës, Rama: U rrezikua një përplasje fatale grupeve të armatosura në Veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës

23 Qershor 2023, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2023-06-23 13:35:45

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se situata në veri po shkonte drejt një përplasje të grupeve të armatosura në Veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sikur konflikti të zgjaste 3 orë, kryeministri Rama u shpreh se përplasja do të kishte qenë fatale.