Situata në Vlorë pas dyshimeve për ndotjen e ujit të pijshëm, pediatrja: Pacientët janë stabilizuar dhe janë kthyer në banesa

9 Nëntor, 13:12 | Përditesimi: 9 Nëntor, 13:12

Pediatrja e Spitalit Rajonal të Vlorës, Aida Koka ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve që u paraqitën gjatë fundjavës. Ajo sqaron se rastet e para u paraqitën ditën e premte, ndërsa numri i tyre u shtua gjatë ditës së shtunë. Pacientët shfaqën dhimbje barku, të vjella, diarre dhe në disa raste temperaturë.

 

A.Hl/Shqiptarja.com