Situata nga gripi, Pipero: Temperatura 38.5 të menaxhohet në shtëpi me lëngje dhe paracetamol! Mos merrni antibiotik e mos mbipopulloni spitalet

13 Janar 2023, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2023-01-13 15:44:39

Mjeku Pëllumb Pipero sugjeron që të gjithë qytetarët që kanë temperaturë prej gripit, të mos nxitojnë drejt spitaleve. Sipas tij, në 3-4 ditët e para mund ta menaxhojnë situatën në shtëpi duke konsumuar lëngje dhe të përdorin vetëm paracetamol ose ibuprofen.