Situata nga reshjet, Emergjencat: Bllokohet aksi kryesor i rrugës për në fshatin Obot! Evakuohen bagëtitë në fshatin Kishavec, DIbër

15 Dhjetor 2022, 11:30

Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion të bashkisë së Shkodrës mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mjete ujore. Një mjet i kalueshmërisë së lartë dhe efektivë të FA janë angazhuar në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit, fshati Obot. Si pasojë e reshjeve të shumta orët e fundit aksi kryesor i kësaj rruge është bllokuar, duke e bërë të pakalueshme nga mjetet e vogla.