Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 2 vatra aktive, në Delvinë dhe në Liqenet e Lurës

13 Korrik, 11:33

Situata nga zjarret në vend ende nuk është normalizuar, pasi në disa zona forcat zjarrfikëse vijojnë që të 'luftojnë' me flakët për të bërë të mundur neutrializmin e tyre.

Ministrisë së Mbrojtjes bënë me dije se në 24 orët e fundit, janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.

Aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq.