Situata nga zjarret në vend, Emergjencat Civile: 11 vatra janë shuar, flakët ende nuk janë shuar në Bogë të Malësisë së Madhe dhe Rehovë të Poliçanit

31 Korrik 2022, 12:24

Emergjencat Civile kanë dhënë informacione në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 11 vatra zjarri, nga të cilat 8 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Sipas Emergjencave Civile, vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bogë në Malësinë e Madhe, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve. Po ashtu edhe në fshatin Rehovë në Poliçan vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në, ndërsa janë rreth 50 efektivë të FA që po punojnë për shuarjen e flakëve. Dy avionë mbërritën në Dropull nga Greqia për të ndihmuar në fikjen e zjarrit, të cilët mbajtën nën kontroll banesat në afërsi.