Situatë e pazakontë në Kakavijë! 12 km radhë qytetarësh që presin për të kaluar në Greqi!

13 Gusht 2020, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2020-08-13 13:44:56

KAKAVIJË- Situata vijon të jetë problematike në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas burimeve për Report TV, radha e makinave ka shkuar në 12 km.

Qytetarët po presin në radhë që prej ditës së djeshme, për shkak të masave të marra nga autoritetet greke me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Një prej tyre është bërja e tamponit, çka ka shkaktuar grumbullime të mëdha njerëzish, por edhe mbyllja e pikës kufitare gjatë natës. 

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinoret për 7 ditë.