‘S’jam ndier e fyer, por e lënduar nga kryeparlamentari dhe deputetet e PS’, Vokshi reagon për fjalët e Ballës

6 Mars, 13:35 | Përditesimi: 6 Mars, 13:35

Një ditë pas seancës së tensionuar në Kuvend dhe komentit të Taulant Ballës për të, Albana Vokshi reagoi në Komisionin e Jashtëm duke thënë se është e bindur që “shënjestrimi ishte politik”. Ajo tha se PS e ka kërcënuar e shantazuar, ndërsa shprehet se nuk ndier “e fyer, por e lënduar”. Deputetja e PD e cilësoi “të turpshme” sjelljen e Niko Peleshit gjatë asaj situate dhe e grave të PS.

 

A.M/Shqiptarja.com