S’ka barriera e sinjalistikë, aksi Berat-Skrapar në hapësirë! Shoferët: Rruga është ‘copë-copë’, po lëmë lekët në servise

21 Qershor 2023, 16:00

Aksi nacional Berat-Skrapar, vijon të jetë problematik. Në të mungojnë barrierat dhe sinjalistika rrugore, duke u kthyer shpesh herë në burim për aksidente. Për mikrofonin e Report Tv shoferët që kalojnë në këtë aks, tregojnë problemet me të cilat hasen çdo dite dhe që i detyrojnë të lënë lekët në servise.