S’ka bashkim me Tiranën, Kushi: Universiteti i Korçës i ka të gjitha kapacitetet! Do rritet përmes ndërkombëtarizmit dhe profilizimit

8 Korrik 2023, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2023-07-08 15:57:52

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka qenë në universitetin e Korçës ‘Fan Noli’, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u bashkuar me universitetin e Tiranës. Kushi ka bërë një takim me dyer të mbyllura me pedagogët e universitetit të Korçës dhe drejtuesit, ku kanë diskutuar për këtë propozim dhe sfidat e problematikat me të cilat ky universitet po haset.