Kryeministri Edi Rama është shfaqur si aktor në filmin "I love Tropoja të sjellë në treg nga Ermal Mamaqi. Rama në këtë film luan rolin e dajës së personazhit kryesor i cili interpretohet pikërisht nga Mamaqi. Pas publikimit të premierës së filmit ka qarkulluar në rrjet edhe një fragmet nga interpretimi i tij ku kryeministri shfaqet tërësisht ndryshe.
“S’ka bir none dhe kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”thotë Rama.
Në intervistën e parë për vitin 2020, Rama tha se do të shpallte personazh të vitit pikërisht Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit i kishte 'hequr një merak' për të interpretuar si aktor në një film.
Në këtë film marrin pjesë aktorë e figura të njohura të ekranit shqiptar, janë përshtatur në aksionin e gjithë ngjarjes. Ky është filmi i dytë i Ermal Mamaqit, ku filmi i parë “Dy gisht mjaltë” që u shfaq në kinema para disa muajsh u prit shumë mirë nga publiku.