S’ka bojkot në rrethe, mësimi vijon normalisht në universitetet e Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Sarandës

21 Tetor, 12:07 | Përditesimi: 21 Tetor, 12:07

Nuk ka bojkot të mësimit në universitetet e rretheve, pavarësisht thirrjes së Sindikatës së Universiteteve për ndërprerjen e procesit mësimor në solidaritet me studentët protestues në Tiranë. Në Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë, pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht në auditore këtë të mërkurë, pa ndërprerje të procesit mësimor.

E.H/Shqiptarja.com