Në Pogradec është ndaluar gjuetia e koranit nga dhjetori në mars për të mos dëmtuar riprodhimin e peshqve. Kjo masë nuk është pritur mirë nga peshkatarët, ndërsa operatorët turistikë thanë se kanë mbajtur rezerva në frigorifer, pasi korani është produkti më i kërkuar në restorante.