Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi sot se nuk ka pasur angazhim të plotë dhe mirëkuptim maksimal për zbatimin e masave të marrë kundër përhapjes së koronavirusit. Ademi u përgjigj duke akuzuar se e moshuara 80-vjeçe e infektuar ndërroi jetë në datë 4 prill për shkak të neglizhencës. Për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, kryebashkiakja kërkoi që të rriten testimet, ndërsa referuar paketës së ndihmave, tha se për 250 mijë banorë erdhën vetëm 200 pako në Shkodër.
'S'ka pasur angazhim të plotë'! Ademi-Ramës: Ti e di që e moshuara vdiq nga neglizhenca, shkodranët s'kanë marrë asnjë lek
No videos found.