'S’ka punëtorë', fasoneritë: Qeveria të lehtësojë procedurat për të huajit, kemi fluks pune! Situata pas COVID? Presim të kalojmë xhiron e vitit 2019

23 Korrik 2021, 17:08

Teksa biznesi fason i është rikthyer normalitetit pasi janë riaktivizuar kontratat e punës, ata po përballen me mungesë punonjësish. Ky sektor ndryshe nga më parë që kërkonte mbështetje financiare, tanimë kërkon nga shteti që të lehtësojë procedurat për të marrë punonjës të huaj.