‘S’ka si e bën Allahu më keq!’ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë të mbuluar nga balta, rrugët të paasfaltuara

7 Shkurt, 16:32

Kur ka reshje shiu dhe dëbore, banorët e “Lagjes së Re” në qytetin e Kukësit jetojnë mes gropave me ujë, baltës apo akullit.

 

Të gjitha rrugët e brendshme bëhen të pakalueshme, jo vetëm për makinat por edhe për banorët të cilët thonë se u duhet të veshin çizmet për të lëvizur ndërsa kjo situatë është prej vitesh, por askush nuk ka ndërhyrë aty.