S’ka treg, dhjetëra hektarë lakër mbesin pa shitur në fushat e Divjakës! Fermerët: Do ta groposim, çmimi nën kosto! Eksperti i bujqësisë: Qeveria të krijojë një fond garancie

25 Janar 2023, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2023-01-25 15:48:08

Dhjetëra hektarë lakër e bardhe dhe kuqe, e cilësisë së parë ka mbetur në fushat e Divjakës ende pa shitur për shkak se nuk ka treg për ta eksportuar. Nga Divjaka, gazetari i Report Tv, Hyrjet Saliasi tha se janë shitur vetëm 15 % e sipërfaqes së mbjellë me lakër në të gjithë zonën e Myzeqesë.