‘S’kam nevojë të më tregojnë detyrat’, Kim i përgjigjet Ramës: Silluni si një vend i NATO-s e aspirant në BE, respektoni votuesit me kandidatët

3 Shkurt 2021, 13:41 | Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 13:41

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili dje në një konferencë për rindërtimin iu përgjigj diplomates së SHBA që të mos i kujtonte detyrën e tij për mos kandidimin e kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kim me anë të një reagimi në rrjete sociale shprehet se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar, në respekt të votuesve. Për më tepër Kim, shprehet se mos futja e kandidatëve me precedentë penalë është ajo që presin partnerët e Shqipërisë, NATO dhe BE. Ambasadorja Kim thekson se pastrimi i listave nga kandidatët problematik është shenjë respekti edhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

r.k./Shqiptarja.com