Yuri Kim: Askush nuk mund ta shesë votën, i kemi 'bezdisur' partitë duke i kërkuar kandidatë të pastër! Të jenë transparente financimet

Është zhvilluar ditën e sotme një konferencë e organizuar nga KRIIK Albania  me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Konferenca sjell në tryezën e diskutimit aktorët më të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë, të përfaqësuar në nivelin më të lartë, si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend, për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve.

E para e ka marrë fjalën ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ajo ka përsëritur mesazhin e fortë se liderët e Partive politike duhet të kenë parasysh pritshmëritë e shqiptarëve kur të vendosin për kandidatët që do paraqesin më 25 prill.

"Shqiptarët meritojnë të kenë besim te instituciopnet e tyre. Çdokush ka një rol të rëndësishëm që të luajë në zhvillimin e demokracisë që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ne gjithmonë kemi inkurajuar, madje edhe  i kemi 'bezdisur' drejtuesit e partive  që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të plotësojnë kërkesat e shqiptarëve për kandidatë të pastër. Partitë të bëjnë transparente financimet.Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme", tha ajo duke bërë thirrje që askush nuk duhet ta shesë votën. 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman.  Ai tha se edhe pse ka pasur përmirësime të vazhdueshme vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij në konferencë tha se marrëdhënia mes politikës dhe parasë mund të bëjë që partitë të jepen më shumë nga interesat që kanë sesa nga interesi qytetar. 

Në këtë aktivitet kanë folur edhe përfaqësues të forcave kryesore politike si Taulant Balla nga PS, Ivi Kaso nga PD, Silva Caka nga LSI si dhe Rudina Hajdari nga Nisma Thurje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Celibashi: Problem madhor, financimi i partive politike! Rrezikon edhe sigurinë kombëtare (VIDEO)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën  e organizuar nga KRIIK Albania  me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, është shprehur sot se problem madhor vazhdon që të jetë financimi i partive nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.

 “Marrëdhënia mes politikës dhe parasë mund të bëjë që partitë të jepen më shumë nga interesat që kanë sesa nga interesi qytetar. Institucionet duhet të veprojnë në problemet që hasen. Financimet e partive janë të lidhura me ndikimin e tyre tek politika. Financimi i partive është çështje shqetësuese. Kontributet jo-transparente mund të çojë në korruptim. Nëse llogaridhënia do jetë më e madhe, do ketë më shumë progres shoqëror. Duhen vëzhguar shit-blerja e votës, financimi nga forca të jashtme, që rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare. Financimet e partive janë me nen në Kushtetutë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor  përcaktojnë rregulla më të qarta për financimin e partive”, tha ndër të tjera ai.

Ora 11:46
Kaso: Koha për të krijuar një komision të përhershëm parlamentar për financimin e partive, të drejtohet nga opozita

Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar të përhershëm, në periudhë zgjedhore ose jo për t’u marrë me financimin e partive politike. Ivi Kaso në konferencën ‘Kosto e Demokracisë’ ka kërkuar që ky komision të drejtohet nga opozita.

“Koha për thjeshtimin e kornizës ligjore të financimit të partive në një ligj të përbashkët, pavarësisht përputhjes formale, korniza ligjore duhet rishikuar se nuk mjafton për të siguruar barazi, zgjedhjet e 2015 dhe 2017 provuar që korrupsioni ka marrë zgjerim të madh dhe janë reflektuar dhe të raporti i SBE, janë kryesisht para nga droga dhe kontrata kriminale, sasia e këtyre parave minon procesin zgjedhor. Shqetësuese për demokracinë është dhe kapja e mediave. Dy viteve të fundi ka shënuar një rritje të kontrollit të mediave. Këtyre praktikave i janë shtuar presioni i drejtë për mbyllje emisioneve kritike apo largim i gazetarëve, është krijuar një censure për aktivitet e opozitë she në media dominon propaganda qeveritare. Përveç instrumenteve zyrtar, KQZ duhet të trajtojë edhe denoncimet nga partitë politike dhe kur nuk janë të akredituara si vazhdueshme. Është koha të vlerësohet krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për financimin e partive, duhet të drejtohet nga opozita, duhet të ketë kapacitete të plota për të thirrur çdo institucion apo individ për të raportuar për të”, tha Kaso.

Ora 11:38
Taulant Balla: Do të bëjmë zgjedhje me standardet më të larta, garantojmë votën e shqiptarëve më 25 prill (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në konferencën e zhvilluar sot garantoi se mazhoranca do të organizojë zgjedhje me standardet më të lartë më 25 prill.

"Ne jemi këtu për të marrë angazhime. Do të doja të nënvizoja rëndësinë e një angazhimi të plotë të partive politike, edhe në respekt të të gjitha masave të vendosura për parandalimin e pandemisë. E theksova këtë sepse vë re një prirje jo të gjithë aktorëve për të qenë kontribuues në një situatë të tillë. PS e rishpreh vullnetin e qartë për të kontribuar për zgjedhje me standarde.

Ajo që është shumë e rëndësishme është transprenca e plotë e financimeve. Dy elementë duhet të jenë domosdoshmërisht pjesë e reformës së ardhshme. Elementi i parë është nevoja e depolitizimit të komisioneve zgjedhore. Është kërkuar para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë. Besoj se ky do të ishte hapi tjetër. E dyta, që është edhe me e rëndësishme është pikërisht transparente e plotë e financimeve e çdo partie politike dhe e çdo kandidati.

Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të garantuar që çdo parti politike të ketë një pasqyrë të qartë të çdo shpenzimi dhe çdo emri që ka financuar.  Ne do t'ia dalim të organizojmë zgjedhje shumë pranë standardeve më të larta demokratike. Ne do të vazhdojmë ne intensitet punën për të garantuar votën e shqiptarëve më 25 prill", tha Balla.

Ora 11:30
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: 25 prill është jetik! Ende nuk po respektohet vullneti i shqiptarëve

1611914397_ambasadori.jpg

Në konferencën e zhvilluar me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, ka marrë fjalën edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman.  Ai tha se edhe pse ka pasur përmirësime të vazhdueshme vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht.

"Fenomene negative kanë vijuar si keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian", deklaroi ndër të tjera ai.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI