Skandal! Dalin sheshit pagat e shqiptarëve

22 Dhjetor 2021, 22:53

Skandali me të dhënat e publikuara për pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi këtë mbrëmje pikërisht këtë skandal. I ftuar në studio, pedagogu Alban Koçi e cilësoi si një ngjarje të rëndë pasi cënohen të dhënat e qytetarëve. Ai theksoi se shteti e ka humbur rolin e tij, pasi ai duhet të garantojë ruajtjen e të dhënave sensitive.